Në Shqipëri është organizuar mbledhja e bordit të përfaqësisë për Shqipërinë të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD), e krijuar rishtas.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay Atay u shpreh se Republika e Türkiyes qëndron gjithmonë pranë biznesit.
"MÜSİAD-Shqipëri është një strukturë e favorshme pasi u krijua në një vend vëlla dhe mik. Është shumë më e lehtë të operosh në një vend mik dhe vëlla. Kjo sjellë një avantazh të madh për të shfrytëzuar më mirë këtë potencial të Shqipërisë, në favor të popullit shqiptar", tha ambasadori turk.
Atay theksoi se MÜSİAD-i, me strukturën dhe përvojën e tij do të ketë një efekt të madh transformues në botën e biznesit në Shqipëri dhe shtoi se është i sigurt se numri i anëtarëve do të rritet dita ditës.
Ai tha se mendon se Shqipëria ofron një potencial të madh me portet e saj, burimet dhe fuqinë njerëzore, ndërsa shtoi se shifrat e tregtisë mes dy vendeve po rriten, sipas tij si një kërkesë e partneritetit strategjik.
Në fjalën e tij, kryetari i përfaqësisë për Shqipërinë të MÜSİAD-it, Muhammet İşleşler, tha se si MÜSİAD-i në Shqipëri synon të kombinojnë përpjekjet e tyre për të rritur potencialin e tregtisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për të krijuar lidhje më të forta.
"Bashkëpunimi i fortë mes dy vendeve jo vetëm që do të stimulojë rritjen ekonomike, por edhe do të forcojë lidhjet kulturore dhe sociale. Dëshiroj të theksoj besimin tonë se do të punojmë së bashku për të çuar më tej miqësinë mes Türkiyes dhe Shqipërisë", tha ai.
Duke theksuar se MÜSİAD-i është një nga organizatat joqeveritare kryesore të Türkiyes, İşler tha se misioni i saj është të krijojë një rrjet të fortë biznesi duke bashkuar anëtarët, duke inkurajuar sipërmarrjen dhe duke mbështetur inovacionin.
İşler shtoi se MÜSİAD-i i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit ekonomik mes Türkiyes dhe Shqipërisë, si një partneritet strategjik dhe shtoi se përpiqet të përforcojë lidhjet e forta ekonomike midis dy vendeve.
Gjatë takimit u shfaqën edhe video rreth MÜSİAD-it, si dhe u prezantuan edhe përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme turke dhe shqiptare.