BeH-ja do të blejë helikopterë, trasnportues dhe dronë për ushtrinë.      Foto: AA

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës Zukan Helez njoftoi të martën në Sarajevë blerjen e helikopterëve të rinj, transportuesve të blinduar dhe dronëve për Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës,

Në prag të 1 dhjetorit, përvjetoir të 19 të formimit të Forcave të Armatosura të BeH-së, Helez prezantoi disa nga faktet dhe treguesit e rëndësishëm për aktivitetet e Forcave të Armatosura të BeH në vitin 2024.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës arritën rezultate të jashtëzakonshme në këtë vit dhe dëshmuan se janë një faktor i pazëvendësueshëm i shoqërisë dhe shtetit. Në këtë kontekst, ai shtoi se falë mbështetjes dhe ndihmës së partnerëve dhe Aleancës së NATO-s, e cila miratoi Paketën e Asistencës për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës, ato nuk mbeten mbrapa në pajisje.

“Dua të theksoj Paketën e Ndihmës për Ngritjen e Kapaciteteve Mbrojtëse (DCB), kur në vitin 2022, në Samitin e NATO-s në Madrid, u miratua ndihma për Forcat e Armatosura, në shumën prej rreth 32 milionë euro. Vendet që janë më aktive për të ndihmuar në modernizimi dhe pajisja e Forcave të Armatosura janë sigurisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u ra dakord që do të marrim katër plus një helikopter të ri dhe ky është tani në procedurë”, tha Helez.

Ai përkujtoi se para disa ditësh në Ankara nënshkroi Marrëveshjen për trajnimin dhjetëvjeçar të 60 pilotëve të Forcave të Armatosura të BeH për helikopterë.

"Sa i përket Türkiyes, ne kemi disa projekte të tjera. Ne kemi nënshkruar 'Kirpi 2', për dërgimin e katër transportuesve dhe për dorëzimin e gjashtë dronëve Bayraktar TB2, e kjo është e gjitha në proces marrëveshjeje", tha Helez, duke shtuar se në kuadër të Marrëveshjes është edhe riparimi i tankeve M60 dhe transportuesve të blinduar M113.

Vitin e kaluar, siç tha ai, filloi një projekt dhjetëvjeçar për pajisjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës me uniforma të reja në terren, i cili mbështetet financiarisht nga ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Mes të tjerash, ai shtoi se janë kryer aktivitete të shumta në ndihmë të strukturave civile në rastet e fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve.

TRT Balkan / agjencitë