Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën mike të Türkiyes më 14 shtator, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi zyra e Beqiroviqit.
Bëhet e ditur se Beqiroviq do të bisedojë me presidentin turk Erdoğan në Istanbul për forcimin shtesë të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Türkiyes, situatën politike dhe të sigurisë në BeH dhe në rajon, si dhe çështjet aktuale ndërkombëtare.
Ky është takimi i katërt mes Beqiroviqit dhe Presidentit turk Erdoğan në më pak se dy vjet të mandatit të tij, theksoi Kabineti i Kryetarit të Presidencës së BeH-së.
TRT Balkan / agjencitë