Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit” tri marrëveshje, të dakorduara më 21 tetor nga ministeriali përgatitor ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve.
Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë, si dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore
Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Scholz e ka hapur fjalimin e tij me premtimin se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen evropiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.
Kancelari shtoi se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çliroj gjithë potencialin e bashkëpunimit, por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit.
Ndryshe, nga levizja e lirë vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor më tepër pritet të përfitojnë shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, të cilët deri më tani është dashur të pajisjen me viza për hyrje-daljen nga shtetet në fjalë.
3 Nën 2022
Berlin: Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor
Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Scholz e ka hapur fjalimin e tij me premtimin se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen evropiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore