Bora zbardh kryeqytetin e Kosovës.       Foto: AA

Prishtina është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbuluar nga bora. Reshjet e borës, e cila filloi të binte nga dita e martë, kanë formuar një shtresë të bardhë mbi çatitë e shtëpive, ndërtesave dhe rrugëve në kryeqytet.

Disa fëmijë në kryeqytet kanë shfrytëzuar këtë moment duke bërë njeri prej bore.

Në zonat malore, sikurse në Brezovicë, Prevallë dhe në Bjeshkët e Rugovës, reshjet e borës janë moment gëzimi për të gjithë ata që presin që pushimet dimërore t'i kalojnë me skijim dhe në atmosferë të vërtetë dimërore.

Rënia e vazhdueshme e borës gjithashtu është bërë shkak që qarkullimi me automjete, sidomos në rrugët rajonale, të vështirësohet.

TRT Balkan / agjencitë