Borrel i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të pranojnë propozimin e BE-së.      / Foto: AA

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të pranojnë propozimin e bllokut për një zgjidhje diplomatike dhe të përhershme.

"Unë konsideroj se ky (propozim) është mënyra e vetme për të thyer rrethin vicioz të krizës në terren dhe për të zvogëluar rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm", tha Borrell në një konferencë për shtyp pas takimit të parë të vitit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të hënën.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, kryediplomati evropian tha se sanksionet ekonomike dhe çmimi tavan ndaj naftës ruse janë "një goditje e madhe për stabilitetin financiar të Rusisë".

"Sot, nafta ruse shitet me 40 dollarë për fuçi, ndërsa Brent me 80 dollarë. Kjo do të thotë se nafta ruse po shitet me një zbritje prej 50 për qind dhe po blihet kryesisht nga India dhe Kina", tha Borrell.

"Pra, ajo po humbet 40 dollarë për fuçi. Është një goditje e madhe për stabilitetin financiar të Rusisë", theksoi ai.

Borrell deklaroi se shtetet e BE-së kanë arritur një marrëveshje politike për këstin e shtatë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, me një shtesë prej 500 milionë eurosh, duke shtuar se ndihma totale e dhënë Kievit nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare tani arrin në 49 miliardë euro.

"Kjo do të thotë se BE-ja renditet e para - shtetet anëtare dhe institucionet evropiane, të gjithë së bashku. Jemi të parët në mbështetjen tonë ndaj Ukrainës", theksoi ai.

Për mosmarrëveshjen Palestinë-Izrael, Borrell përsëriti se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete.

AA