Situata në Veri të Kosovës është e qetë. Dy ditë para hyrjes në fuqi të masës së re të reciprocitetit lidhur me targat nuk është bllokuar asnjë rrugë. Komunikacioni drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak po zhvillohet pa pengesa.
Kosova dhe Serbia ditë më parë arritën marrëveshje për dokumentet e identifikimit. Megjithatë, mosmarrëveshjet mes dy shteteve fqinje mbeten për çështjen e targave. Me vendim të Qeverisë së Kosovës, pronarët e automjeteve me targa ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022 duhet të bëjnë regjistrimin e automjeteve me targat RKS.
Brengë në Beograd
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, duke folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës në servisin publik për çështjen e targave, është shprehur se për Serbinë nga 1 shtatori fillon një periudhë e jostabilitetit.
Ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm për asnjë kompromis. Pala serbe thekson se propozimi i tyre kanë qenë targat neutrale KS, por një ide e tillë është refuzuar nga Kurti.
Borrelli optimist
Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili kumtoi për arritjen e kompromisit rreth letërnjoftimeve, së fundmi është shprehur optimist se mund të arrihet një marrëveshje edhe për targat.
Në një intervistë për servisin publik austriak ORF, Borrell theksoi se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.
“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai.
Ndryshe, përderisa pritet të hyjë në fuqi reciprociteti për targat, sektori civil në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Sipas tyre, Kosova duhet të gjejë mënyrën për ta zbatuar atë. Kjo kërkesë e organizatave joqeveritare në Kosovë është parashtruar, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka shpallur vendimin për AKS-në si kundërkushtetues.
30 Gus 2022
Brengë dhe optimizëm rreth reciprocitetit Kosovë-Serbi për targat
Takimi i 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë angazhimin diplomatik të ShBA-së dhe BE-së, ndikoi në arritjen e marrëveshjes për letërnjoftimet. Por, jo edhe për targat!
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore