Kosova nuk do të mund të hyjë në Kombet e Bashkuara (OKB) sikur Palestina, sepse Kosova dëshiron të jetë anëtare e plotë, jo vetëm vëzhguese, deklaroi ministri serb i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga 193 anëtarë, Kosova nuk mund të marrë më shumë se 83 (vota)”, tha Daçiq për televizionin lokal ‘Happy TV’.
Kosova, tha Daçiq, “nuk ka më një shumicë të patrazuar në OKB dhe në të njëjtën kohë një vendim i tillë duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimi dhe kjo është arsyeja pse qëndrimi i Rusisë dhe i Kinës është vendimtar për ne, pasi ata mund të vënë veto ndaj vendimit”.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Gjermania dhe Franca kanë ofruar të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimit Evropian (BE) nëse Serbia lejon që Kosova të anëtarësohet në të gjitha institucionet dhe komunitetet ndërkombëtare, përfshirë në OKB dhe Këshillin e Evropës.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, me shumicën e vendeve anëtare të OKB-së, përfshirë ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Türkiyes, që e njohën pavarësinë e saj.
Por, Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, përderisa Rusia dhe Kina, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë ndër vendet që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Palestina njihet nga 138 vende anëtare të OKB-së nga gjithsej 193, përfshirë Türkiyen, por vendi ka statusin e vëzhguesit në OKB dhe nuk është anëtare.
31 Tet 2022
Daçiq: Kosova nuk do të hyjë në OKB sikur Palestina
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, me shumicën e vendeve anëtare të OKB-së, përfshirë ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Türkiyes, që e njohën pavarësinë e saj
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.