Çështja e targave të serbëve lokalë në Kosovë mund të zgjidhet brenda disa ditëve, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëdhënësi i DASh, Ned Price, tha në një deklaratë se ShBA-ja shpreson që të zgjidhet kjo çështje në mënyrë paqësore.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se do ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price.
Zëdhënësi i DASh-it, Ned Price, ka theksuar sërish mbështetjen e ShBA-së për dialogun nën patronatin e Bashkimit Evropian.
“Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb, Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Kurtin, besoj se kjo ishte në fillim të këtij muaji, më 11 tetor. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin”, theksoi zëdhënësi i DASh-it.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti sot pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga The Economist në Prishtinë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.
Kërkesa për shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj erdhi edhe ng ai dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
25 Tet 2022
DASh: Marrëveshje paqësore për targat brenda disa ditëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti sot pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga The Economist në Prishtinë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore