Një delegacion i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Türkiye i kryesuar nga kryetari i grupit Enis Kervan ka zhvilluar një vizitë në Türkiye.
Në njoftimin nga Dhoma e Tregtisë Ankara (ATO), kreu i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Türkiye, Kervan si dhe delegacioni shoqërues kanë vizituar kreun e ATO-s, Gürsel Baran.
Baran, duke folur në takim, tha se Türkiye dhe Kosova kanë lidhje historike dhe kulturore si dhe vlera të përbashkëta, duke theksuar se popujt e të dyja vendeve me qindra vite kanë jetuar së bashku në paqe dhe vëllazëri.
Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi shumëdimensional që do të sigurohet mes Türkiye-s dhe Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit
"Mes Türkiye-s dhe Kosovës zbatohen dispozitat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që nga 1 shtator 2019. Por, nëse i shohim të dhënat, afërsia mes dy vendeve nuk është pasqyruar mjaftueshëm në shifrat e tregtisë dhe vërejmë se tregtia ka mbetur nën 1 miliard dollarë. Marrëdhëniet e afërta mes dy vendeve duhet t'i reflektojmë edhe në shifrat e tregtisë", tha Baran.
Ai tha se në mesin e propozimeve gjatë takimit të tij me drejtuesit e lartë të THY-së, ka qenë edhe fluturimi direkt Ankara-Prishtinë, duke theksuar se një fluturim direkt mes Türkiye-s dhe Kosovës do të kishte zhvilluar edhe tregtinë.
Kervan tha se dëshirojnë t'i zhvillojnë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Prishtinës dhe i ftoi investitorët e kryeqyteti turk në Kosovë.
Ai propozoi një takim të përbashkët me pjesëmarrjen edhe të institucioneve shtetërore, dhomave të tregtisë dhe biznesmenëve.
Sipas tij, në Kosovë ka një boshllëk sa i përket sektorit të shëndetësisë, duke shtuar se Ankaraja me spitalet dhe institucionet shëndetësore është një qendër e rëndësishme në sektorin e shëndetësisë dhe se dëshirojnë të krijojnë kontakte lidhur me këtë sferë mes Kosovës dhe Ankarasë.
23 Dhj 2022
AA
Lajme të ngjashme
Pasaportën e Kosovës e fuqizon liberalizimi i vizave
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 KE-ja vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende s'ka ndodhur.
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.