Presidenti i Republikës Sërpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se "kurrë” nuk do të lejojë që BeH ta njohë pavarësinë e Kosovës.
I njohur për retorikën e tij separatiste, Dodik u tha mediave lokale se RS ka qenë një rajon i banuar nga serbët për shekuj.
"Ashtu si serbët që jetojnë në Kosovë. Pastaj dikush erdhi dhe luajti me ‘zemrën e Serbisë’ dhe i vendosi shqiptarët aty", pohoi ai.
Ai tha se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 duke kundërshtuar rregullat ndërkombëtare.
"Shteti fals i (kryeministrit të Kosovës) Kurtit e shpalli pavarësinë, por shumë vende në botë, përfshirë Bosnjën e Hercegovinën, nuk e pranuan atë. Për sa kohë që ekziston Republika Sërpska, Bosnjë e Hercegovina kurrë nuk do ta ndryshojë këtë vendim. Unë nuk do ta lejoj këtë", tha ai.
Në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë, posti më i lartë i shtetit u caktua Këshilli Presidencial i përbërë nga tre anëtarë, boshnjak, serb dhe kroat.
Marrja e një vendimi në emër të vendit në politikën e jashtme kërkon miratimin e të tre përfaqësuesve.
Bosnjë e Hercegovina është ndër shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si pasojë e kundërshtimit të anëtarëve kroatë dhe serbë, edhe pse anëtarët boshnjakë kanë shprehur mendimin pro pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, më 3 nëntor në kuadër të Procesi të Berlinit u nënshkrua marrëveshja për lëvizja me letërnjoftime mes dy shteteve në fjalë, por për të hyrë në fuqi ky vendim duhet ratifikimi paraprak në Kosovë dhe BeH.
2 Dhj 2022
Dodik: Nuk do të lejoj kurrë BeH të njohë pavarësinë e Kosovës
Në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë, posti më i lartë i shtetit u caktua Këshilli Presidencial i përbërë nga tre anëtarë, boshnjak, serb dhe kroat.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore