Feride Rushiti, kosovarja e nominuar për Nobel 2025                                Foto: AA

Kosovarja Feride Rushiti dhe organizata e saj Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Rushiti dhe organizata e saj, që merren që nga periudha e luftës së fundit në Kosovë me rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, janë nominuar për Nobel javë më parë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson.

Jacobsson në letrën e dërguar te Komiteti i Institutit norvegjez të Nobelit, ka thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë për të njohur "kontributet e jashtëzakonshme" të Rushitit dhe QKRMT-së "në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimit të plagëve të luftës të komuniteteve".

Në një tryezë të mbajtur në Prishtinë, para një audience, Feride Rushiti, ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional nga periudha e luftës 1998-99, deri te ky nominim.

TRT Balkan / agjencitë