Komuna e Prishtinës ka filluar me ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e Kafshëve, kryesisht të qenve endacak.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndara pamje nga fillimi i punimeve dhe ka shkruar se për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë.
“Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, shkruan kryetari Rama. Ai, më tej thekson se siguria e qytetarëve tanë është prioritet.
Ndryshe, qytetarët e Prishtinës, në vazhdimësi shprehin revoltën e tyre për prezencën e madhe të qenve endacak nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës. Ditë më parë viktime e sulmit nga qentë endacak ishte edhe një vajzë katër vjeçare.