Forumi i biznesit në Prizren bën bashkë biznesmenë nga Kosova dhe Türkiye /        Foto: AA

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur një forum biznesi me pjesëmarrjen e biznesmenëve nga Kosova dhe atyre mysafirë nga Türkiye.

Në forumin e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Zejtarëve, Prodhuesve dhe Tregtarëve të Prizrenit - ESNAF dhe Shoqatën e Biznesmenëve të Shekullit (ASRIAD), morën pjesë pjesëtarë të shoqatave dhe shumë biznesmenë.

Në fjalën e tij këtu, kryetari i shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani tha se në kuadër të manifestimit kanë nënshkruar një marrëveshje të vullnetit të mirë mes dy shoqatave.

Ai shprehu gjithashtu besimin se forumi do t'i hapë rrugë bashkëpunimeve të reja.

Kryetari i ASRİAD, İbrahim Cemil Yıldız, deklaroi se si shoqatë përpiqen t'i shërbejnë Türkiyes dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen.

Pas fjalimeve përshëndetëse, biznesmenët nga të dy vendet zhvilluan takime biznes-me-biznes dhe vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e logjistikës, tekstilit, përpunimit të metaleve dhe plastikës, ndërtimtarisë, ushqimit, përpunimit të drurit dhe mobiljeve, teknologjisë së informacionit dhe makinerive elektro-teknike.

Türkiye ishte vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti në vitin 2022 dhe 2023.

Marrëveshja që përcakton tregtinë e lirë ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes hyri në fuqi në vitin 2019.

AA