Kosova i plotëson parakushtet që të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.
Sipas saj, deri në fund të këtij viti do të zgjedhin momentin e përtashëm që formalisht të dorëzojnë një aplikim të tillë. Kryediplomatija e Kosovës ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur drejt Këshillit të Evropës, për çka është shprehur optimiste që pas vjeshtës të mund të bëjnë hapa të tjerë formal në këtë drejtim.
Gërvalla ka thënë se me plotësimin e pjesës më të madhe të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Kosova plotëson parakushtin themelor të aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Ajo ka shtuar se çdo aplikim do të jetë i shoqëruar me shumë punë dhe negociata përmes së cilave Kosova i shtynë papara kërkesat e saj.
“Sa i përket aplikimit për Bashkimin Evropian është e qartë se të gjitha shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Bosnje Hercegovinën e cila ndodhet në një gjendje shumë ndryshe nga Republika e Kosovës, të gjithë kanë aplikuar ose e kanë marrë statusin e kandidatit për në BE, ne mendojmë që Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, për një aplikim të tillë, prandaj ne deri në fund të vitit do të zgjedhim momentin e përshtatshëm kur do ta dorëzojmë edhe formalisht këtë aplikim”, tha Gërvalla.
Ndërsa, lidhur me aplikimin që Kosova e ka dorëzuar në Këshillin e Evropës, Gërvalla ka thënë se nuk mund të jap shumë detaje meqë sipas saj ka akterë të interesuar të pengojnë Kosovën në këtë rrugëtim.
26 Kor 2022
Gërvalla: Kosova do të aplikojë për vendin kandidat për anëtarësim në BE
Me plotësimin e pjesës më të madhe të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Kosova plotëson parakushtin themelor të aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, është shprehur kryediplomatja
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.