GjEDNj-ja: Administrata greke qipriote ka shkelur të drejtat e refugjatëve          / Foto: AA

Administrata greke qipriote ka shkelur të drejtat e refugjatëve sirianë, vendosi sot Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Duke shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen e sjellë nga dy refugjatë me kombësi siriane, gjykata tha se ka zbuluar që autoritetet greke qipriote i kishin kthyer në Liban pa përpunuar kërkesat e tyre për azil dhe pa të gjitha hapat e kërkuara nga Ligji për Refugjatët.

“Ishte e qartë nga parashtresat e qeverisë se autoritetet kombëtare nuk kishin kryer asnjë vlerësim të rrezikut të mungesës së aksesit në një proces efektiv të azilit në Liban ose kushteve të jetesës së azilkërkuesve atje dhe nuk kishin vlerësuar rrezikun e rikthimit – kthim me forcë i refugjatëve në një vend ku ata mund t’i nënshtroheshin persekutimit. As nuk e kishin shqyrtuar situatën specifike të individëve në fjalë”, tha gjykata.

Për rrjedhojë, gjykata ka vendosur se administrata qipriote greke ka shkelur nenin 3, në lidhje me ndalimin e trajtimit çnjerëzor ose poshtërues; nenin 4 të protokollit 4, lidhur me ndalimin e dëbimit kolektiv të të huajve; nenin 13, për të drejtën e një mjeti juridik efektiv, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 3 të Konventës Evropiane.

TRT Balkan / agjencitë