Gjukanoviq dhe Millatoviq në balotazh për postin e presidentit në Mal të Zi

Gjukanoviq dhe Millatoviq në balotazh për postin e presidentit në Mal të Zi

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi mbahet më 2 prill.
Gjukanoviq dhe Millatoviq në balotazh për postin e presidentit në Mal të Zi.     /Foto: TRT Balkan

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, njëheriësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Jakov Millatoviq, kryetar i Lëvizjes Evropa Tani, do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidencial në Mal të Zi.

Gjukanoviq në zgjedhjet e së dielës fitoi 35,3 per qind të votave të elektoratit ose, siç deklaroi ai vetë, mbi 120 mijë vota. Nga ana tjetër, kandidati Millatoviq fitoi 29,2 për qind të votave.

“Ne duam të konfirmojmë se Mali i Zi çdo ditë po i afrohet qëllimit të tij strategjik dhe se po i afrohet asaj që është qëllimi final i politikës – cilësia e jetës në Mal të Zi bazuar në cilësinë e qytetarëve të Bashkimit Evropian“, tha Gjukanoviq.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, sipas Jakov Millatoviqit, janë fitore e gjithë Mali të Zi.

“Kjo është fitore e atyre që flakadanin e lirë e kanë mbajtur 30 vjet, e atyre që janë diskriminuar, e të varfëve. Kjo është fitorja e një Mali të Zi më të barabartë dhe më të drejtë”, tha Millatoviq.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi mbahet më 2 prill.


TRT Balkan / agjencitë