Gjykatësi Nikolla Giju i Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje, thuhet ne njoftimin e DhSK-së.
“Dorëheqja e gjykatësit Giju vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave atje”, thotë DhSK-ja.
Mes të tjerash, ata njoftojnë se kryetarja e DhSK-së, Ekaterina Trendafillova, e përgëzoi gjykatësin Giju për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DhSK-së, si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm.
TRT Balkan