Gjykata Speciale në Hagë ke realizuar disa operacione në Kosovë me çka njoftohet se janë arrestuar disa persona.
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, Zyrës e Prokurorit të Specializuar ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i.
Sipas Zyrës e Prokurorit të Specializuar, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thonë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Raportohet se është arrestuar ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.