Hovenier: Djegia e veturës me targa RKS, vepër frikacake dhe kriminale

Hovenier: Djegia e veturës me targa RKS, vepër frikacake dhe kriminale

Vetura ishte pronë e një serbi, i cili kishte konvertuar targat ilegale në ato RKS.
Hovenier: Djegia e veturës me targa RKS, vepër frikacake dhe kriminale.     Foto: Jeff Hovenier/Twitter / Photo: Jeff Hovenir/Twitter

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka reaguar sot ashpër ndaj djegies së një veture në veri për shkak se ishte pajisur me tabela RKS.

Djegia e veturës së djeshme në veri të Kosovës për shkak se ishte pajisur me tabela RKS ka nxitur reagimin e Ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

“ShBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar ambasadori amerikan në rrjetin social, Twitter.

Po ashtu, Hovenier ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së për Kosovën sa i përket zgjatjes së afatit mbi tabelat RKS.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shtuar ai.

Sipas autoriteteve, vetura me targa RKS është djegur pas mesnate në Zubin Potok.

Vetura ishte pronë e një serbi, i cili kishte konvertuar targat ilegale në ato RKS.

Kujtojmë se kohë më parë janë djegur edhe dy vetura të tjera të qytetarëve serbë, pasi të njëjtit kishin konvertuar targat ilegale në ato RKS.

Ndryshe, nga 1 nëntori në Kosovë ka hyrë në fuqi masat e qortimi e cila ju adresohet pronarëve të makinave me targa ilegale serbe. Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe parashihet të realizohet në disa faza dhe pritet të përfundojë më 21 prill të vitit 2023.

TRT Balkan / agjencitë