Hovenier takon Ulutaş: Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë e Kosovës / Foto: X: Ambassador Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ambsadori amerikan Hovenier tha se me Ulutaş kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se ShBA-ja qëndron fuqishëm krah KFOR-it.

“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR-it, GM Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me KFOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Ditë më parë, Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Özkan Ulutaş, kishte zhvilluar takim edhe me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorët e vendeve të BE-së dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

TRT Balkan / agjencitë