Hungaria kundër anëtarësimit të Kosovës në organet e BE-së

Hungaria kundër anëtarësimit të Kosovës në organet e BE-së

Kryediplomati serb Ivica Daçiq po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari.
Hungaria kundër anëtarësimit të Kosovës në organet e BE-së. / Foto: AA

Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane, tha ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme, Peter Szijarto.

"Qëndrimi ynë është se do të vinte në rrezik arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën përpara se të arrinin një marrëveshje. Dhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, deklaroi Szijarto duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Szijarto theksoi se Hungaria, siç tha ai, është me të vërtetë e interesuar për të mbajtur një dialog real për të gjetur një zgjidhje.

"Dhe kjo është arsyeja pse ne pranuam udhëheqjen e forcave të KFOR-it në Kosovë, sepse menduam se ndoshta në atë mënyrë mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam të arrihet një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sijarto.

Kryediplomati serb Ivica Daçiq, në kuadër të kësaj konference për shtyp, tha se për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe kur është në pyetje Kosova.

“Fillimisht gjithçka është nënshkruar duhet të zbatohet, së dyti, ne nuk mund ta njohim pavarisinë e Kosovës dhe të pajtohemi Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, sespe ne nuk kemi realizuar asnjë diskutim politik për thelbin e problemit lidhur me marrëdhëniet tona të ndërsjella”, tha Daçiq.

TRT Balkan / agjencitë