Për 24 vjet rresht çdo ngjarje e cila zhvillohet në Kosovë reflekton edhe te shqiptarët që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë. Deputetit i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke folur për TRT-në, thotë se nga viti 1999 në përgjithësi të gjitha ngjarjet që zhvillohen në Kosovë, shpërndahen edhe tek ne.
“Problemi është se bashkësia shqiptare që jeton në tri komuna në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në territorin e Republikës së Serbisë, një në farë mënyrë është peng e gjithë situatës që zhvillohet këto 24 vjet në Kosovë. Edhe kjo çfarë po ndodh atje me shqetësim e ndjekim. Mundet në çdo moment kjo të shpërndahet edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thotë Kamberi.
Deputeti Kamberi thekson se si bashkësi janë tejet të interesuar që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të marrë fund.
“Këtë e shohim si zgjidhjen e vetme të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Ka pasur iniciativa të ndryshme trepalëshë, dypalëshe siç është Ballkani Hapur, por une mendoj se pa marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ballkani nuk do të ketë paqe afatgjate. Kjo është vendimtare për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit”, shprehet Kamberi.
Si deputet ai thekson se në Kuvendin e Serbisë flet për problemet jetësore me të cilat ballafaqohen shqiptarët siç janë pamundësia për t’u integruar në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe probleme të ngjashme. Sipas tij, janë 15 gjenerata të cilëve nuk u njihen diplomat e arsimit.
12 Qer 2023
Kamberi: Me shqetësim i ndjekim zhvillimet në Kosovë
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, në intervistë për TRT-në, thotë se pa marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ballkani nuk do të ketë paqe afatgjate.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore