Kalendari i Festave Zyrtare në Kosovë të ndryshohet me urgjencë ashtu siç vepron çdo vend i Evropës kërkon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës.
Sipas tyre, praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër.
Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë parasheh: “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”.
“DhTIK-ja kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila është ditë pushimi”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu, DhTIK-ja kërkon që të festohen por mos të jenë ditë pushimi, ditët: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maji Dita e Evropës. DhTIK-ja kërkon po ashtu që festat e komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin.
Ligji për Festa Zyrtare në Kosovë përbëhet prej 11 festave me karakter shtetëror, memorial dhe religjioz.