Ditëve në vijim do të ketë rritje të lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të Kosovës, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Po ashtu, në njoftim theksohet se do të realizohen edhe stërvitjet për testimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve operative "me qëllim të sigurimit të nivelit të njëjtë të trajnimit dhe gatishmërisë të të gjitha njësive që vijnë në terren".
“Në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve”, njofton KFOR-i.
Ata kanë bërë të ditur se mund të ketë ngarkesë në komunikacion dhe u ka bërë shoferëve thirrje që të kenë kujdes nëse janë afër autokolonave ushtarake.
“Derisa këto stërvitje do të mbahen në atë mënyrë që të minimizohet shqetësimi dhe ndikimi te popullata lokale, është e mundur që të ketë ngarkesa të trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve. Për këtë, KFOR-i këshillon të gjithë shoferët që të kenë veçanërisht vëmendje nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake”, thonë KFOR-i.