Kina përjeton vjeshtën më të ngrohtë që nga viti 1961           / Foto: AA

Kina ka regjistruar vjeshtën e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të plota meteorologjike në vitin 1961.

Temperatura mesatare mbarëkombëtare e regjistruar nga 1 shtatori deri më 30 nëntor, ishte 11,8 gradë Celsius, që është 1,5 gradë më e lartë se mesatarja e së njëjtës periudhë në vitet e kaluara, raportoi Xinhua News, duke cituar Qendrën Kombëtare të Klimës.

Rajonet qendrore, lindore, jugperëndimore dhe veriperëndimore të vendit kanë përjetuar temperatura mesatare që ishin 2-4 gradë Celsius më të larta gjatë periudhës krahasuar me vitet e mëparshme.

Reshje më të mëdha janë regjistruar gjithashtu gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa pesë nga gjithsej nëntë stuhitë u shkaktuan nga tajfunet.

Qendra parashikon se temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë afër ose më të larta se mesatarja e viteve të mëparshme.

TRT Balkan / agjencitë