Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, sot ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe ka theksuar se Serbia po përdor dezinformimin si mjet për ta luftuar Kosovën.
Sipas tyre janë tre raste të ndryshme të cilët janë shfrytëzuar për dezinformim dhe ngritje të tensioneve në Veri të Kosovës.
Duke i përshkruar rastet të cilët Serbia i shfrytëzon për dezinformim nga KMDLNj, thonë se dezinformimi i pari ka të bëjë me informatën e lëshuar nga Organizata joqeveritare Aktiv, e cila tha se drejtori i saj Miodrag Miliqeviq me 14 nëntor në pikëkufitare në Jarinje është keqtrajtuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Një pretendimt të tillë Policia e Kosovës e ka demantuar duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë ankesë nga Miliqevit për këtë rast. Megjithatë, mediat dhe institucionet në Serbi kishin shprehur reagime të shumta për këtë rast duke thënë se është vazhdim i dhunës ndaj serbëve.
Dhuna në një shtëpi të pleqve në Pejë, javë më parë siç thonë nga KMDLNj gjithashtu është shfrytëzuar për dezinformim nga ana e Serbisë.
"Kohë më parë kur u keqtrajtua një e moshuar shqiptare në Shtëpi për të Moshuar në Pejë në mediat serbe ishte një informatë që përcillej me fotografi se si infermieret shqiptare e keqtrajtojnë një të moshuar serbe pas së cilës u aktivizuan politikanët nga Serbia duke e gjykuar këtë 'dhunë ndaj plakës serbe'", thonë nga KMDLNj.
Policia serbe, para një jave arrestoi një grup të organizuar kriminal me dyshim se kishin planifikuar vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas KMDLNj-së kjo nuk paraqet asnjë lajm për Kosovën po të mos ishte një informatë se, edhe këtu ishin të ngatërruar shqiptarët.
"Në raportet nga hetuesia thuhet se ishin planifikuar tre mundësi për vrasje të Vuçiqit, atentat me armë, vënia e mjetit shpërthues në automobilin e Vuçiqit sikur edhe helmimi i tij në restoran ku e frekuenton përmes hedhjes së një helmi në ushqim e që pastaj, si i sëmurë nga zemra do të pësonte atak kardiak. Ndërkaq, si njeri të besueshëm që do ta hedhte helmin në ushqim ishte caktuar një shqiptar i besueshëm i cili, për këtë do të shpërblehej me 5000 euro", thonë nga KMDLNj.
Ndryshe, nga ky Këshill apelojnë që institucionet e Kosovës dhe qytetarët duhet tregojnë maturi.