Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.
Siç njofton KFOR-i, ata diskutuan situatën e sigurisë duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në dobi të stabilitetit rajonal.
Ristuccia dhe Mojsiloviq folën edhe për stërvitjen rutinë në vazhdim në Serbi të quajtur “Manovrat 2022” të organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë, edicioni i sivjetshëm i të cilit do të zgjasë deri më 6 nëntor.
Gjeneralmajor Ristuccia theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ristuccia shtoi se KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë të nevojshme që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) midis Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.
Gjeneralmajori italian, Angelo Michele Ristuccia, u emërua më 10 tetor komandant i ri i KFOR-it në një ceremoni solemne në Prishtinë.
Takimi vjen në prag të afatit të vënë nga Qeveria e Kosovës për qytetarët serbë, që t’i zëvendësojnë targat ilegale të automjeteve. Afati paraprak i Qeverisë së Kosovës ishte deri më 30 shtator, ndërsa u përcoll me tensione në ditën e fundit në veri të Mitrovicës, kur serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare. Ky afat u shty deri në fund të këtij muaji, 31 tetor.
25 Tet 2022
Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin serb, diskutohet stabiliteti rajonal
Takimi vjen në prag të afatit të vënë nga Qeveria e Kosovës për qytetarët serbë, që t’i zëvendësojnë targat ilegale të automjeteve, deri më 31 korrik.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.