Komandot e Ushtrisë së Kosovës krah për krah me ato të Türkiyes.      / Foto: Armend Mehaj/Facebook

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me forcat turke, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me kolegët e forcave turke dhe forcave të tjera të 8 vendeve partnere është duke marrë pjesë në stërvitjen fushore “Winter Exercise’23”, që mbahet në Kars të Türkiyes, shkruan në Facebook, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

“FSK-ja është duke marrë pjesë me një kontingjent të përbërë me kapacitete të këmbësorisë së mekanizuar, mortajave, kërkim-shpëtimit dhe oficerë stafi”, shkruan Mehaj.

Komandot tona stërviten në dëborë dhe kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere Në kuadër të bashkëpunimit...

Posted by Armend Mehaj on Thursday, January 12, 2023

Sipas tij, qëllimet e stërvitjes përfshijnë sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionin e kombinuar, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyç si: dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën, si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri.




TRT Balkan