Kosova dërgon FSK në Türkiye për ndihmë në rajonet e prekura nga tërmeti

Kosova dërgon FSK në Türkiye për ndihmë në rajonet e prekura nga tërmeti

Në orët e para të ditës së sotme rajoni i Türkiyes dhe i Sirisë u godit nga një tërmet vdekjeprurës.
Kosova dërgon FSK në Türkiye për ndihmë në rajonet e prekura nga tërmeti / Photo: AA

Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Türkiyes në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme, njoftoi Presidenca e Kosovës. "Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Türkiyes për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme", thotë Presidenca. Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Türkiyes dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

TRT Balkan