Kosova dhe Kroacia rrisin bashkëpunimin ushtarak.     Foto: Armend Mehaj/Facebook

Shefin i Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiral Robert Hranj dhe një delegacion përcjellës nga Republika e Kroacisë, kanë zhvilluar takim me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj.

Ministri Mehaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook, njoftoi se gjatë këtij takim është diskutuar situata aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, situatës në Ballkan, dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t'i luftuar sulmet hibride.

“Admiralin e njoftova rreth avancimeve të FSK-së, si dhe funksionin që do ta ketë Agjencia e Inteligjencës për Siguri, nëpërmjet të cilit do të rrisim edhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve në menaxhimin e informacioneve të rëndësishme në aspektin e sigurisë”, shkruan Mehaj.

Mes të tjerash, ai thotë se temë diskutimi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes SOFA, bashkëzbarkimin e forcave të të dyja shteteve, e po ashtu për rëndësinë e ofrimit të përkrahjes së shtetit tonë mik Kroacisë, në procesin e anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s.

TRT Balkan