Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes, për të cilin ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se thellon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pasi e priti në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Rashko Konjeviq, ministri Mehaj tha se kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve dhe se Mali i Zi e mbështet Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.
“Takimi sot ka qenë shumë i frytshëm, kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që kemi në mes dy shteteve tona, siç nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale e cila rritë bashkëpunimin në shumë fusha, angazhime të përbashkëta edhe në aspektin ushtarak. Me këtë marrëveshje zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes që është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit, demokracisë në mes dy vendeve tona”, tha ai.
Mehaj ka theksuar synimin e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO.
“Mali i Zi si shtet mik i yni, na mbështet në orientimin tonë në iniciativa rajonale, edhe drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Na ka ofruar mbështetje në proces dhe realizimin e synimeve tona në anëtarësim në organizata rajonale", tha Mehaj.
Mes tjerash ai shtoi se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal është jetike sidomos për shtetet e Ballkanit, Sipas tij, kjo është e ardhmja e përbashkët euroatlantike.
Ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, tha se me nënshkrimin e memorandumit të sotëm hapet mundësia e bashkëpunimeve shtesë, si dhe shkëmbimit të përvojave të ndryshme.
"Ne mendojmë se Mali i Zi mund t'i gjendet Kosovës në sferën e reformave për shkak se ne jemi pjesë e NATO-s nga viti 2017 dhe paraprakisht kemi zhvilluar reforma të patjetërsueshem. Kuptohet këto takime janë mundësi për të shkëmbyer mendime për çështjet rajonale. E kam përsëritur qëndrimin e Malit të Zi se ku mundemi do të mbështesim Republikën e Kosovës për t'u bërë pjesë e iniciativave rajonale", tha Konjeviq.
Ndryshe, ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi rajonal do të vendosej bashkëpunim shtesë në politikë dhe në sferën e sigurisë.
9 Sht 2022
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, në konferencë për shtyp deklaroi se ata janë të gatshëm t'i ndihmojnë Republikës së Kosovës në sferën e reformave, pasi janë pjesë e NATO-s që nga viti 2017.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore