Josep Borrell    Foto: AA / Arkivi

Serbia është pajtuar që të shfuqizojë vendimin për dokumentet e hyrje/daljes për mbajtësit e ID-ve të Kosovës, njoftoi pak më parë në llogarinë e tij në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Sipas tij, tashmë ekziston një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Kosova që të mos i prezantojë dokumente për mbajtësit e ID-ve serbe. "Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre", shkruan Borrell në Twitter.

TRT Balkan