Kosova dhe Serbia në Bruksel miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur / Photo: AA

Më ndërmjetësimin e BE-së, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Bruksel kanë rikonfirmuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur të mbetur, për t’i afruar vuajtjet e të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme, thotë në deklaratë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian pêr Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Në deklaratën e transmetuar nga pres-qendra e BE-së, thuhet se të dyja palët e kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura dhe të komunitetit më të gjerë.

"Ata kanë pranuar punën e rëndësishme të bërë nëpërmjet Grupit Punues për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC). Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur", thotë në deklaratë Borrell.

Ata, sipas tij, janë zotuar gjithashtu që të bien dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, në nivel të Kryenegociatorëve.

"Nga 6.065 rastet e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998-31 dhjetor 2000, 1.621 mbeten të pazgjidhura. Më shumë se njëzet vjet më vonë, familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë në pikëllim, të pavetëdijshëm për vendndodhjen e të dashurve të tyre. Familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të afërmve të tyre ashtu si shoqëria në përgjithësi", thekson Borrell.

Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar, vlerëson Borrell.

Por, është një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve.

"Është bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të vendeve të varrimit të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtimet po zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t’u hetuar", potencon Borrell.

Kjo është arsyeja pse BE-ja mirëpret miratimin e deklaratës nga palët dhe

Mes të tjerash, ai në deklaratë thotë se pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve.

TRT Balkan / agjencitë