Kosova e gatshme për marrëveshje reciporke me Serbinë.     Foto: TRT Balkan 

Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sodit kanë zhvilluar takime ndaras me përfaqësuesin special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në këto takime drejtuesit e Kosovës, kanë theksuar se janë të gatshëm për intensifikim të dialogut me Serbinë.

Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, presidentja Osmani tha se ka ritheksuar se Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut dhe se po ashtu është e gatshme ta rris edhe më shumë angazhimin për intensifikimin e këtij procesi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencë për shtyp me përfaqësuesin special të ShBA-së, Gabriel Escobar në Prishtinë.     Foto: AA

“Shfrytëzova po ashtu rastin për ta shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë dhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Qeveria e SHBA-së”, theksoi Osmani.

Kryeministri i Kosovës pas takimit me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për një marrëveshje me Serbinë në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar     Foto: AA

“Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e ShBA-së për procesin e dialogut. Me ShBA-në jemi aleat në vlera dhe partner në qëllime”, theksoi Kurti.
Përfaqësuesi special Escobar tha se partneriteti i ShBA-së me Kosovën është një partneritet i palëkundur.

Escobar theksoi sërish se ShBA-ja e përkrahë Kosovën në gjitha aspiratat e saj euroatlantike dhe do të shohin për mundësine për të pasur partneritet me Kosovën për ta mundësuar një gjë të tillë.

“Diskutuam për çështjet e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu Kosovë-Serbi, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj dhe atë se sa është e rëndësishme që të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian”, theksoi Escobar.

Përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Escobar, brenda ditës është planifikuar të takohet edhe me me krerë të partive opozitare.
Vizita e Escobarit pason atë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që zhvilloi takime zyrtare në Prishtinë javën e kaluar.

AA