Institucione kosovare të turizmit, përfaqësues të organizatave që merren me turizëm dhe biznesmenë nga vendi dhe rajoni kanë shënuar në Prishtinë Ditën Ndërkombëtare të Turizmit nëpërmjet një konference me titull “Ripërtëritja e Turizmit”.
Kjo është hera e parë që kjo ditë shënohet në Kosovë që prej vitit 2005.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë (OHTK), Hysen Sogojeva tha se Kosova ende nuk ka zhvillim të mirëfilltë të turizmit, por ka vlera dhe potencial të madh.
Legjislatura, sipas Sogojevës, ka qenë pikë e dobët e turizmit kosovar, ndërsa edhe me miratimin e Ligjit të Turizmit nga ana e Kuvendit të Kosovës sivjet, ai thotë se ka ende mangësi.
“Në Ligjin e Turizmit fatkeqësisht nuk është futur Agjencia Kombëtare siç e kanë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe gjithë shtetet e rajonit. Pa Agjencinë Kombëtare për Turizëm nuk ka promovim dhe ngritje të vlerave turistike”, theksoi Sogojeva.
Ai tha se edhe Kosova ka pasur problem me turizmin në pandemi, por bizneset janë “rehabilituar” sivjet, meqë nuk mund të thuhet se “kanë fituar shumë”.
Drejtori i Agjencisë për Përkrahje dhe Mbështetje të Turizmit në Maqedoninë e Veriut, Lupço Janevski tha se turizmi paraqet një industri dhe idetë e llojllojshme në turizëm e bëjnë atë më të pasur.
Ai tha se Maqedonia e Veriut ka punuar edhe në kohën e pandemisë me fushatën turistike “askund si në shtëpi” për të cilën tha se kjo është bërë duke u menduar gjithë rajoni.
Si shkak i kësaj fushate, Janevski tha se Maqedonia e Veriut doli e 5-ta në botë në rritjen e turistëve të huaj.
“Qëllimi në vitin 2022 apo caku kryesor është që të kalojmë të ardhurat nga turizmi në mbi 400 milionë dollarë në vit, sepse turizmi nëse e përkthejmë tekstualisht është sikur disa pjata të lidhura dhe pritshmëria është që ajo bashkësi të na lidhë dhe gjithë ata turistë që vijnë diku ne bashkërisht t’u ofrojmë diçka më shumë dhe një ditë e më shumë të rrinë në rajonin tonë”, theksoi Janevski.
Në maj të vitit 2022 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Turizmin i cili ka synim të përmirësojë turizmin në shumë sektorë.
Ligji përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë ku përmes këtyre rregullave përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve publike në fushën e turizmit si dhe kriteret e funksionimit, të drejtat dhe përgjegjësitë e agjencive turistike, tur-operatorëve dhe subjekteve tjera që veprojnë në fushën e turizmit në Kosovë.
23 Sht 2022
Kosova me potencial, por pa turizëm të zhvilluar
Për dallim nga shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, në Kosovë ende nuk është themeluar Agjencia Kombëtare e Turizmit.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.