Afati i riregjistrimi të automjeteve me targa serbe në Kosovë po hyn në javën e fundit. Deri më 31 tetor pronarët e makinave me targat të lëshuara nga autoritet serbe kanë mundësi të bëjnë zëvendësimin e tyre me targa RKS. Pas kësaj date, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ata nuk do të lejohen të hyjnë a të lëvizin në territorin e Kosovës.
Qeveria dhe presidenca e Kosovës në një vijë
Teksa po afrohet 31 tetori, autoritet në Kosovë këmbëngulin në respektimin e ligjit dhe kushtetutës së vendit. Presidenca dhe Qeveria rreth çështjes së riregjistrimit të targave janë me një vijë. Shtyrje të afatit për targat nuk duhet të ketë.
Riaktualizimi i kësaj teme u bë javën e kaluar nga përfaqësues special i ShBA-së, Gabriel Escobar, i gjatë vizitës në Kosovë, tha se ka kërkuar shtyrjen e afatit për zëvendësimin e targave për 10 muaj.
Interesim i ulët për targat RKS
Mbështetur në të dhënat publike të institucioneve të Kosovës, gjatë periudhës së kaluar një numër tejet simbolik i qytetarëve i kanë zëvendësuar targat serbe me ato RKS. Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shtator deklaroi se vetura e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është djegur pasi i njëjti ka pasur targa RKS.
Pas këtij rasti ai i apeloi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndalojë së mbështeturi së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së.
KFOR-i i gatshëm të reagojë
Në fund të muajit korrik në Veri të Kosovës situata përsëri u tensionua. Barrikadat dhe bllokimi i rrugëve nga minoriteti serb sërish u kthey në skenë. U regjistruan edhe sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Këto zhvillime ndikua që autoritet kosovare të zhvendosin afatet paraprake për dokumentet dhe targat.
Pas këtyre ngjarjeve drejtuesit e KFOR-it disa herë gjatë muajve të kaluar theksuan se do të reagojnë në rast të rritjes së tensioneve. Brenda kësaj periudhe është rritur edhe numri i trupave të KFOR-it. Më datë 27 shtator në kampin e ushtrimeve në Novo Sellë ka filluar një stërvitje e cila pritet të zgjasë deri më 2 nëntor.
24 Tet 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Lista Serbe kërkon reagim ndërkombëtar për mbylljen e komunave paralele
“Në letër kemi theksuar qartë rrezikun e veprimeve të tilla që synojnë dëbimin e çdo gjëje serbe nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, e cila u ka dërguar letër ndërkombëtarëve pas mbylljes së institucioneve paralele në Kosovë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.