Qeveria e Kosovës vendos masa reciprociteti kundër shtetasve serb. Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument hyrje/dalje, pra nuk do të mund të kalojnë me dokumentet e tyre.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës kjo masë do të aplikohet nga 1 gushti.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.
Ndryshe, fletëdeklarimi që do pajisen qytetarët e Serbisë do të zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
29 Kor 2022
Kosova nuk pranon dokumentet e serbëve në kufi
Nga 1 gushti serbët detyrohen të pajisjen me ‘dokument hyrje/dalje’ nga autoritetet e Kosovës
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore