Kosova “vuan” për energji elektrike/   Foto: TRT Balkan

Qytetarët e Kosovës vijojnë të përballen me mungesë në furnizim me energji elektrike edhe në 2025-tën. Disa qytete me nga dy, e disa me më shumë orë restriksione, e gjithë kjo situatë sipas autoriteteve është krijuar pas rënies së temperaturave dhe rritjet së konsumit të energjisë eltkrike.

Por, ky fenomen nuk është më i ri, pasi po përsritet thuajse çdo dimër. Disa qytete me nga 2 orë, e disa me më shumë kufizime, krejt kjo situatë është krijuar pas rënies së temperaturave dhe rritjet së konsumit të energjisë eltkrike.

Zëdhënësi i kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Lulzim Krasniqi në një prononcim për TRT Balkan tha se si pasojë e ngarkesës së madhe është dashur të bëhet optimizimi i ngarkesës me anë të restriksioneve.

“Për shkak të konsumit të lartë, i cili është rritur me uljen e temperaturave në vendin tonë, përgjatë muajit të kaluar janë shkaktuar mbingarkesa në asetet e rrjetit të shpërndarjes dhe të transmisionit, për çka është dashur të bëhet optimizimi i ngarkesës për siguri të aseteve elektroenergjetike”, tha Krasniqi.

Nga KEDS shtojnë gjatë këtyre ditëve të muajit janar gjendja është stabilizuar, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që të jenë më të vëmendshëm gjatë shpenzimit të energjisë elektrike.

“Gjatë këtyre ditëve të muajit janar gjendja është stabilizuar dhe nuk ka ndonjë pengesë të theksuar në distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike. Lusim të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, sidomos në disa zona më akute, në mënyrë që këto mbingarkesa të tejkalohen një herë e mirë”, shtoi zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Si furnizohet me energji elektrike Kosova?

Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, që ndodhen në qytetin e Obiliqit, janë burimet kryesore të rrymës me anë të djegies së thëngjillit dhe shpesh ata nuk i plotësojnë nevojat e shtetit, kjo për shkak të vjetërsisë së tyre.

Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës deri në vitin 2050, duhet t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli. E kjo sipas Bankës Botërore do t’i kushtojë Kosovës të paktën 4,5 miliardë euro, një shifër kjo shumë e lartë sipas ekspertëve për ta përballuar një shtet i vogël siç është Kosova.

Për momentin Kosova prodhon 800 megavatë në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.500 megavatë në orë, tepricë që ajo zakonisht e importon nga jashtë.

TRT Balkan