Është zgjatur deri më 23 gusht afati për konvertim të patentave të shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patenta të shoferëve zyrtare të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesave të qytetarëve nga radhët e komunitetit serb.
“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentë shoferi të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentën e shoferit do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar ministri Xhelal Sveçla në Facebook.
Sipas tij, deri më tani 5.588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentave të shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës.
Xhelal Sveçla ka shkruar sy proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm.