Kosova zyrtarisht ka 1.602.515 banorë.           Foto: AA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).

Sipas ASK-së, në bazë të rezultatave të para përfundimtare, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë. Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1.586.659 banorë.

Prej numrit të përgjithshëm të të regjistruarve 91,76 për qind janë shqiptarë, ose gjithsej 1.454.963. Komuniteti serb, edhe pse siç njoftoi ASK-ja nuk ka marrë pjesë i tëri në procesin e regjistrimit të popullsisë numëron 2,31 për qind apo 36.652 të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Kosova zyrtarisht ka 1.602.515 banorë Others

Më pas, renditet komuniteti boshnjakë me 1,69 për qind apo 26.841, ai turk me 1,22 për qind (19.419 banorë). Bazuar në këto të dhënat banorë të komunitet ashkali në Kosovë ka 1,2 për qind ose 16.207, nga ai egjiptian 0,67 për (10.581), goranë 0,58 për qind (9.140) dhe romë janë regjistuar 0,55 për qind (8.730).

Sa i përket popullsisë në bazë të religjionit, në Kosovë 93,49 për qind janë deklaraur se janë pjesëtar të besimit islam, 2,31 për qind janë deklaruar ortodoksë, 1,75 për qind të përkatësisë katolike, të tjerë 0,45 për qind, pa asnjë besim janë deklaruar 0,50 për qind dhe aspak nuk janë përgjigjur 1,50 për qind.

Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar më 24 maj 2024.

TRT Balkan / agjencitë