Kosovë, "NewBorn" ngjyroset për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë       / Foto: KosovaPress

Tradita e ngjyrosjes së momumentit të Prishtinës, "NewBorn", për këtë vit do të përçojë ndodhinë kryesore të vitit 2024, liberalizimin e vizave.

Në shkronjat e monumentit janë të vizatuara simbole të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza, teksa qytetarëve u sugjerohet t’i vizitojnë këto vende.

Dizajnerja Nita Qena, e cila ka punuar në imazhin e këtij viti, tha se shumë shpejt do të mbarojë.

Për KosovaPress, ajo tha se viti 2024 karakterizohet me liberalizimin e vizave, prandaj edhe tema e ngjyrosjes së NewBorn-it është kjo ngjarje.

"Qëllimi i ilustrimit është si çdo vit ringjyrosja e "NewBorn" me temën e cila e ka karakterizuar vendin, ndodhitë e Kosovës gjatë këtij viti. 2024 ka qenë karakteristikë edhe një arritje e re e Kosoves ka qenë liberalizimi i vizave. Prandaj, edhe tema e ngjyrosjes se "New Born" është liberalizimi i vizave. Kemi filluar prej pesë ditë pune edhe presim me mbaruar sa më shpejt, sa të na lejon drita", tha Qena.

Monumenti që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë