Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier së bashku me ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë mbajtur takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, në një prononcim për media, Hovenier tha se në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht.
“Me udhëzime të kryeqyteteve përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së u takuan sot me kryeministrin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment”, tha Hovenier.
Ai u pyet nga gazetarët për arsyet, por i njëjti nuk u pranoi të përgjigjet më tutje.
TRT Balkan / agjencitë