Kovaçevski e Lajçak në Bratisllavë: Të përshkallëzohet situata në Kosovë.     /Foto: Dimitar Kovaçevski/Facebook

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka realizuar takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kovaçevski po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë të GLOBSEK 2023 në Bratisllavë të Sllovakisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEC 2023 në Bratisllavë.

"Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuuar në avancimin e rajonit si dhe për paqen dhe stabilitetin e tij", thuhet në njoftim.

Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut është e vendosur për të përforcuar dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon. Ai theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë në procesin e reformave në vend si dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Утрово, на средбата со почитуваниот Мирослав Лајчак, ја потенцирав цврстата определба на нашата држава за зајакнување и...

Posted by Dimitar Kovacevski on Tuesday, May 30, 2023

Dy bashkëbiseduesit theksuan se në vend është i nevojshëm dialogu politik dhe se të gjithë aktorët shoqërorë, politikë, joqeveritarë dhe civilë duhet të arrijnë konsensus të mos pengohet procesi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në takim, Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte që pikat e ndjeshme të rajonit të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta pengojnë zhvillimin ekonomik të rajonit.

"Kovaçevski dhe Lajçak bënë thirrje për përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe për kthimin e paqes dhe stabilitetit. Kryeministri Kovaçevski ritheksoi se Maqedonia e Veriut mbështet vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor", thuhet në njoftimin e qeverisë.


TRT Balkan / agjencitë