Kosova është e gatshme gjithmonë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por adresa e vonesave duhet të kërkohet në Beogradin zyrtar, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për shtyp.
Edhe pse një takim midis kryeministrit kosovar dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ishte paralajmëruar për këtë javë, Kurti tha se Serbia po e shtynë takimin e radhës Kosovë-Serbi në Bruksel me pretekste të pavërteta.
Takimi i fundit në Bruksel midis dy shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndodhur më 19 korrik të vitit 2021, ndërsa Kurti tha se “arsyeja pse nuk ka takime nuk do të duhej të kërkohej në Prishtinë, por pikërisht në Beograd”.
“Besoj që faktori kryesor pse ata po i ikin bisedimeve është sepse bisedimet nuk janë për Kosovën, janë për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është për shkak se po e vonojnë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, sepse nuk duan t’i vënë sanksione Rusisë, ky është leximi im i situatës aktuale”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se nga 24 shkurti i këtij viti kur filloi invazioni dhe agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën, e në Serbi u rrit shumë mbështetja popullore për Kremlinin në dëm të mbështetjes për integrimin evropian, ata janë duke u përpjekur ta vonojnë procesin e konsolidimit dhe konstituimit të brendshëm.
Arsyeja sipas Kurtit është se ata vazhdojnë të qëndrojnë të ulur në tre-katër karrige.
Kurit tha se beson se duhet të shtohet trysnia edhe evropiane edhe ajo nga SHBA-ja mbi Beogradin në mënyrë që ata të përcaktohen në lidhje me agresionin rus që po ndodhë në Ukrainë.
Kurti: Personat e pagjetur të Kosovës, janë rrëmbyer me dhunë, nuk janë zhdukur nga vërshimet
I dërguari i posaçëm i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për televizionin publik në Kosovë të dhënë së fundmi tha se Kosova dhe Serbia janë afër disa marrëveshjeve, duke përmendur konkretisht marrëveshjen për të zhdukurit në luftë.
Megjithëse, Lajçak tha se Kosova e Serbia janë “dy fjalë afër” marrëveshjes për të zhdukurit, kryeministri Kurti tha se palët nuk janë shumë larg, por Kosova është e kujdesshme për shkak të përvojës së hidhur me Beogradin.
“Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ndërkohë që ne insistojmë që kjo të theksohet që është bërë me forcë, me dhunë. Ata nuk janë persona që janë zhdukur si shkak i fatkeqesive natyrore të llojit vërshimet apo tërmetet. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar, i uniformuar ose jo, ua mori djalin ose vajzën, babën ose nënën, burrin, motrën e kështu me radhë. Bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime të cilët janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të bëhet kjo. Natyrisht, se janë persona të pagjetur, por nuk mund të krahasohen me dikë që zhduket në pyll kur kanë shkuar për hiking, me rrëmbimet gjatë luftës, që janë krime lufte", tha Kurti.
Ai shtoi se këto krime mund të konsiderohen pjesë e gjenocidit serb në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti, gjithashtu ka theksuar se Serbia është fajtori dhe faktori për vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri
20 Kor 2022
Kurti: Kosova gjithmonë e gatshme për dialog, Serbia po vonohet
Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq u realizua më 19 korrik të vitit 2021
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.