I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti tha se kanë biseduar për rrugën drejt normalizimit, çështjen e targave dhe energjinë.
“Pika numër një ishte rruga përpara për normalizimin dhe vazhdimin e diskutimit tonë që nisëm së fundmi, i cili vazhdoi edhe me ndërhyrjen e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe telefonatës së sekretarit Blinken dhe diskutojmë hapat e ardhshëm. Dhe pastaj ne kemi edhe pikën e dytë të rendit të ditës ku janë çështjet aktuale dhe veçanërisht çështja e energjisë, dhe çështja e targave”, tha Lajçak.
Duke përmendur afatin për targat që është 31 tetori, Lajcak tha se është e rëndësishme të dinë se cilat janë planet dhe të shmangin çdo situatë që mund të përshkallëzohet.
Për dialogun, ai theksoi se ekziston një dritare mundësie deri në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato evropiane që mbahen në vitin 2024.
Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e sotëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes dhe zbatimin e asaj për energjinë në veri.
Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kurdo që të caktohet takimi i radhës.
“Kur të na thërrasin jemi të gatshëm që të zhvillojmë takimin e radhës, por në ndërkohë duhet të vijmë në arat që punohen, në çerdhet që na dhurohen. Jeta vazhdon", deklaroi Kurti.
Gjatë takimit u potencua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, si dukshëm më i mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon.
U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit.
13 Tet 2022
Kurti pas takimit me Lajcak: I gatshëm të takohem me Vuçiqin
Gjatë takimit është potencuar Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, si dukshëm më i mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.