Pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në gjithë Evropën, përfshirë edhe Kosovën, kryeministri i këtij vendi, Albin Kurti u deklarua se po bëjnë remonte të njësive Kosova A dhe B, në mënyrë që të ketë sa më shumë prodhim vendor.
Kurti ka thënë se në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim, nuk do të mund të eliminohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë.
“Ne kemi shumë qymyrë, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë”, tha Kurti dhe shtoi se punojnë për të kaluar një dimër sa më të lehtë.
Ai ndërkohë nuk ka përjashtuar as mundësinë e subvencionimit për energjinë elektrike, kështu që të kalohet sa më lehtë stina e dimrit.
“Ne gjithmonë jemi në ballë të betejave që i kanë qytetarët e Republikës, përfshirë këtu edhe subvencionimin që bëjmë.. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka ndarë mjete për subvencionim në mënyrë që kostoja të mos reflektohet, apo sa më pak të reflektohet te qytetari, pra është fjala për koston e shtuar në kushtet e krizës energjetike”, ka përfunduar Kurti.
25 Kor 2022
Kurti: Po bëhemi gati për dimër
Autoritet e Kosovës kanë filluar me remontin e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Sllovenia përmes NAT0-s dhuron automjete BeH-së për Forcat e Armatosura
Vlera e automjeteve me pajisjet e plota është rreth 1.3 milion KM (650,000 euro). Gjithashtu, kjo është dhurata e parë e mjeteve materiale për Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës nga lista e programit të ndihmës të NATO-s (DCB).
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.