Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, pritën në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti në takim me Lajçak dhe Escobar ka theksuar se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t'u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.
“Derisa marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, deri te marrëveshja, reciprociteti duhet të jetë fryma e dialogut”, ka thënë Kurti.
Kryeministri kosovar ka falënderuar në fund emisarët Lajçak dhe Escobar për angazhimin e tyre në “shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndrojnë në Kosovë pas rundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq më 18 gusht në Bruksel.
Lajçak dhe Escobar do të takohen edhe me përfaqësuesit e partive opozitare të Kuvendit të Kosovës si dhe me përfaqësues politikë të komunitetit serb në vend.
Ata janë duke bërë përpjekje për arritjen e ndonjë marrëveshjeje eventuale midis dy vendeve, pas tensioneve të ngritura më 31 korrik dhe 1 gusht që erdhën nga serbët lokalë, si reagim i tyre nga dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për legalizimin e targave ilegale si dhe masën e reciprocitetit me dokumentet shtesë për shtetasit serbë gjatë hyrje/daljeve në Kosovë.
24 Gus 2022
Kurti: Reciprociteti duhet të jetë fryma e dialogut
Në takim me Lajçak dhe Escobar, kryemnistri Kurti, ka theksuar se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t'u angazhuar në një dialog parimor.
AA
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore