Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për gazeten italiane "La Repubblica" lidhur me zhvillimet e fundit në raport me Serbinë.
“Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, p.sh. në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”, vazhdoi Kurti.
Ai më tutje tregoi për indikacionet pse Moska komandon Beogradin në marrëdhëniet me Kosovën, me ç’rast përmendi takimet e shpeshta të kryeministrit serb, Vuçiç me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Më 25 nëntor, kryeministri serb Vuçiç ishte në Soçi: ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vjet, mesatarisht ata takohen dy herë në vit. Nuk është normale për liderët e qeverisë. Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen Mburoja Sllave dhe Vëllazëria Sllave. Që nga gushti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative përpara, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë”, tha Kurti.
Mes tjerash ai paralajmëroi se në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim në Bruksel mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve ndërshtetërore, ku shpreson se do të ndihmojë në uljen e tensionit.
8 Gus 2022
Kurti: Rreziku i madh për një konflikt Kosovë - Serbi
Gjatë dhjetë viteve të kaluara janë zhvilluar 19 takime mes Putinit dhe Vuçiçit
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.