Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendimin e Qeverisë së Serbisë për të intonuar himnin serb në fillim të vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e Serbisë, përfshirë edhe shkollat shqipe, e ka lidhur me dobësimin e saj. Siç tha ai, dobësimi i Serbisë karshi Kosovës po e shton agresivitetin serb.
Kurti me rastin e vënies së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës tha se shqiptarët nën Serbi vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe se për këtë dëshmitarë ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human, përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo. Andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë brenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik i cili angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por natyrisht në angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ata janë të diskriminuar, dhe dëshmitarë për këtë ishte edhe delegacioni ynë që ishte në vizitë atje”, tha Kurti.
Sipas tij, edhe zullumit të Serbisë karshi serbëve të Kosovës po i vije fundi, pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe më demokratik.
8 Sht 2022
Kurti: Sa më e dobët Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet
Me rastin e vënies së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët nën Serbi vazhdojnë të jenë të diskriminuar.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.